Napoli: Shpërthim në depon e bombolave të gazit, raportohet për të vdekur - Gazeta Express
string(71) "napoli-shperthim-ne-depon-e-bombolave-te-gazit-raportohet-per-te-vdekur"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 8:32

Napoli: Shpërthim në depon e bombolave të gazit, raportohet për të vdekur

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 8:32

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në Napoli, në rrugën Via Peppino De Filippo, mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një depo bombolash gazi, e cila ndodhej brenda një dhome të përdorur nga një restorant.

Nga ngjarja humbi jetën një 57-vjeçar, i cili fillimisht ishte raportuar si i zhdukur. Katër persona të tjerë u plagosën, përfshirë një grua në gjendje të rëndë shëndetësore, raportojnë mediat italiane.

Shpërthimi përfshiu dy apartamentet e para të ndërtesës, duke shkaktuar dëme serioze strukturore. Karabinierët dhe zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendin e ngjarjes për të siguruar zonën dhe për të evakuuar banorët.

Lidhur me incidentin, kryetari i bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe theksoi rëndësinë e hetimit për përcaktimin e përgjegjësive.