Ani pse dukuria për parkimin e automjeteve në trotuare është në rënie, këmbësorët në Podujevë po hasin në vështirësi gjatë ecjes. Në Podujevë, trotuaret janë ‘destinuar’ për vendosjen e shtyllave elektrike.
Hapësirat e dedikuara për këmbësorë janë zënë nga shtyllat elektrike në Podujevë.
Komuna e drejtuar nga kryetari Shpejtim Bulliqi ka gjetur vështirësi në vendosjen e tyre. “Më së lehti” duket se e ka pasur t’i vendosë ato në mes të trotuareve.
Shumë trotuare në Podujevë janë të bllokuara nga shtyllat elektrike.
Paparaci ka siguruar disa pamje nga lexuesit e saj ku shihen shtyllat elektrike të vendosura në mes të kalimit për këmbësorë.
Përpos në trotuare, shtyllat elektrike janë vendosur edhe në vendkalimet e destinuara për biçikleta.
Bulliq i Vetëvendosjes është kritikuar për mënyrën e qeverisjes në këto komunë.
Derisa zgjedhjet lokale janë afër, Lëvizja Vetëvendosje akoma nuk e ka konfirmuar kandidaturën e Bulliqit për Podujevë.