Tri ditë pas armëpushimit me Izraelin, ministri iranian me vizitë zyrtare në Kinë - Gazeta Express
string(80) "tri-dite-pas-armepushimit-me-izraelin-ministri-iranian-me-vizite-zyrtare-ne-kine"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 7:03

Tri ditë pas armëpushimit me Izraelin, ministri iranian me vizitë zyrtare në Kinë

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 7:03

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Aziz Nasirzadeh, ka mbërritur në Kinë për një vizitë dyditore.

Nasirzadeh u prit nga zyrtarët kinezë për të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

“Organizata e Bashkëpunimit të Shangait është një grupim rajonal i sigurisë i drejtuar nga Pekini dhe Moska që përveç Kinës dhe Rusisë përfshin Indinë, Iranin, Kazakistanin, Kirgistanin, Pakistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin dhe Bjellorusinë”, shkruan CNN.

Vizita e Nasirzadeh vjen pak pas njoftimit të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit.