“Me neve nuk mundet, e kanë Listën Serbe”, Memli Krasniqi i prerë në qëndrimin e tij ndaj Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(99) "me-neve-nuk-mundet-e-kane-listen-serbe-memli-krasniqi-i-prere-ne-qendrimin-e-tij-ndaj-vetevendosjes"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 21:37

“Me neve nuk mundet, e kanë Listën Serbe”, Memli Krasniqi i prerë në qëndrimin e tij ndaj Vetëvendosjes

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 21:37

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u pyet në Pressing në T7 lidhur me situatën e bllokimit të Kuvendit.

Mbi këtë çështje, ai u pyet: A mund ta krijojë një shumicë VV-ja me juve?

“Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, tha Krasniqi në Pressing, transmeton Express.

“Nuk ka mundësi, ne nuk e diskutojmë. Mendoj që dy palët e dimë që kemi distancë të mjaftueshme njëri nga tjetri që as mos me diskutu si opsion. E kan opsion Listën Serbe, nëse dëshirojnë mund ta bëjnë me ta shumicën”, shtoi Krasniqi.

“Prej refuzimeve të tjera vetëm ai opsion ju ka mbetë”, pohoi Krasniqi.