Memli Krasniqi i përgjigjet Abdixhikut: Unë flas në emër të 24 deputetëve, mua më takon me i kërku edhe votat - Jam i bindur që i bëj votat - Gazeta Express
string(135) "memli-krasniqi-i-pergjigjet-abdixhikut-une-flas-ne-emer-te-24-deputeteve-mua-me-takon-me-i-kerku-edhe-votat-jam-i-bindur-qe-i-bej-votat"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 21:31

Memli Krasniqi i përgjigjet Abdixhikut: Unë flas në emër të 24 deputetëve, mua më takon me i kërku edhe votat – Jam i bindur që i bëj votat

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 21:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai i është përgjigjur një deklarate të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku i kishte thënë se ‘Krasniqi të flas për 24 deputetët e PDK-së”.

Krasniqi tha se si propozues i Qeverisë të opozitës, PDK-së si parti e dytë i takon t’i kërkojë votat e të gjithëve, përfshirë edhe ato të LDK-së.

“Unë nuk kam thënë asgjë që nuk ia kam thënë Abdixhikut vet, dhe po e përsëris unë flas për 24 deputetët e PDK-së, ama nëse mua më takon si PDK, si parti e dytë – propozimin që e kam dhënë për Qeverinë e opozitës, ku mandatar është Bedri Hamza, më kërkon me ia kërku edhe Lumir Abdixhikut 20 vota, edhe Ramush Haradinajt 5, edhe Fatmir Limajt 3”.

“Po e përsëris, unë jam i bindur që i bëjë numrat”, tha Krasniqi, duke shtuar me shumicën e  deputetëve të pakicave etnike ka raporte. /Gazeta Express