Gjirokastër/ Sekuestro pasurish ndaj 45-vjeçarit të dyshuar për trafik droge - Gazeta Express
string(75) "gjirokaster-sekuestro-pasurish-ndaj-45-vjecarit-te-dyshuar-per-trafik-droge"

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 21:23

Gjirokastër/ Sekuestro pasurish ndaj 45-vjeçarit të dyshuar për trafik droge

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 21:23

Policia e Shtetit ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme dhe automjete në pronësi të K. B., 45 vjeç, nga fshati Valare, Gjirokastër, i dyshuar për përfshirje në trafik droge.

Mes pasurive të sekuestruara janë një hotel, dy ndërtesa banimi, një servis makinash, lokale dhe nëntë automjete, përfshirë një “Audi Q7”.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara. Hetimet vijojnë.