Tatimet në Shqipëri nisin hetimet për të ardhurat nga rrjetet sociale, influencerët në fokus - Gazeta Express
string(91) "tatimet-ne-shqiperi-nisin-hetimet-per-te-ardhurat-nga-rrjetet-sociale-influenceret-ne-fokus"

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 20:17

Tatimet në Shqipëri nisin hetimet për të ardhurat nga rrjetet sociale, influencerët në fokus

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 20:17

Administrata Tatimore në Shqipëri ka bërë të ditur se do të verifikohen individët që përfitojnë të ardhura nga platformat sociale si Facebook, TikTok, YouTube dhe të tjera. Hetimi ka për synim të zbulojë rreth 33 milionë euro të padeklaruara.

Tatimet kanë nisur hetimin për 100 individë apo subjekte që kanë përfituar të ardhura nga platformat sociale si Facebook”, “TikTok”, “Youtube”, etj.

Hapi i parë i konstatimit të këtij fenomeni është mos plotësimi i deklaratës vjetore të të ardhurave DIVA, që e ka detyrim çdo individ me të ardhura vjetore 1.2 milion lekë. Hetimi i thelluar parashikon një shkëmbim informacioni me zyra shtetërore me qëllim gjurmimin e parave të padeklaruara.

Nëse jeni influencer, kini kujdes: Tatimet janë duke vëzhguar të ardhurat që keni përfituar online!