Gjithnjë e më shumë milionerë po shpërngulen në Zvicër.
Një raport i ri mbi migrimin e pasurisë private vlerëson se dy herë më shumë milionerë do të emigrojnë këtë vit sesa në vitin 2024, përcjell albinfo.ch.
Kjo e vendos Zvicrën në krye të shteteve me renditje globale në aspketin e të pasurve.
Një studim i ri tregon se Zvicra është jashtëzakonisht popullore me njerëzit e pasur.
Këtë vit, ajo do të përjetojë emigracion neto prej 3,000 milionerësh, sipas parashikimeve të firmës britanike konsulente Hensley & Partners në “Raportin e Migrimit të Pasurisë Private 2025”.
Emiratet kanë më së shumti milionerë për nga numri, pastaj Amerika renditet e dyta, Italia e treta dhe Zvicra është lartësuar në vendin e katërt.