Ftesë për diskutim publik nga QKK: Hartimi i çmimores së re të industrisë së filmit - Gazeta Express
string(82) "ftese-per-diskutim-publik-nga-qkk-hartimi-i-cmimores-se-re-te-industrise-se-filmit"

Arte

Gazeta Express

25/06/2025 14:39

Ftesë për diskutim publik nga QKK: Hartimi i çmimores së re të industrisë së filmit

Arte

Gazeta Express

25/06/2025 14:39

Qendra Kinematografike e Kosovës fton të gjithë filmbërësit, artistët, autorët, punëtorët e filmit dhe industrisë audiovizuale, si dhe të gjithë të interesuarit, të marrin pjesë në diskutimin e parë publik drejt hartimit të çmimores së re, si dokument udhëzues për mbështetjen financiare të projekteve filmike dhe formave të ngjashme audiovizuele.

QKK-ja si fondi kryesor publik për filmin në Kosovë, synon që përmes këtij procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës, të ndërtojë një çmimore që pasqyron realitetin aktual të punës krijuese dhe të prodhimit në këtë fushë, duke garantuar barazi, transparencë dhe qëndrueshmëri.

Deri tani është pranuar një propozim për çmimoren e re nga Shoqata e Producentëve, e cila do të ndahet me pjesëmarrësit për diskutim dhe reflektim të përbashkët.

Diskutimi do të mbahet më 1 korrik 2025, nga ora 13:00 deri në 15:00, në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.