Masa e paraburgimit iu zëvendësohet me arrest shtëpiak avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për ushtrim ndikimi - Gazeta Express
string(129) "masa-e-paraburgimit-iu-zevendesohet-me-arrest-shtepiak-avokatit-zyrtarit-te-gjykates-dhe-qytetarit-te-dyshuar-per-ushtrim-ndikimi"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 14:22

Masa e paraburgimit iu zëvendësohet me arrest shtëpiak avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për ushtrim ndikimi

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 14:22

Gjykata Themelore në Gjilan ua ka zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), avokatit Bekim Parallangaj, zyrtarit të Gjykatës në Prizren, Nysret Popniku, si dhe qytetarit Bekim Krasniqit.

Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se Prokuroria kishte kërkuar që kjo masë t’iu caktohet për dy muaj, por gjyqtari i procedurës paraprake aprovoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë, duke caktuar arrestin shtëpiak për një muaj.

Ai shtoi se tre të dyshuarve iu sekuestrohen paraportat.

“Në lidhje me rastin në fjalë, ju njoftojmë se me datë 18.06.2025, Prokuroria Themelore në Gjilan ka propozuar zëvendësimin e masës së paraburgimit, në masë të arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej dy (2) muajve. Gjyqtari procedurës paraprake jashtë seance ka aprovuar pjesërisht kërkesën për zëvendësimin e masës së paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak ndaj Bekim Krasniqi, Bekim Parallangaj dhe Nysret Pepnik, në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin prej tyre veç e veç, e cila masë do të zgjasë deri më datë 17.07.2025. Konform nenit 181 paragrafi 9 të KPP-së të tre të pandehurve u sekuestrohen pasaportat personale të tyre të cilat obligohen ti dorëzojnë në gjykatë”, konfirmoi Shkodra.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjilan më 25 maj 2025 kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurve Parallangaj, Popniku dhe Krasniqi.

Tre të dyshuarit janë arrestuar më 22 maj nën dyshimini se kanë kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).