“Faleminderit për gjithçka”, Ronaldo e përshëndet trajnerin Pioli - Gazeta Express
string(62) "faleminderit-per-gjithcka-ronaldo-e-pershendet-trajnerin-pioli"

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 14:01

“Faleminderit për gjithçka”, Ronaldo e përshëndet trajnerin Pioli

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 14:01

Një lamtumirë dhe një falënderim special e kanë shoqëruar largimin e Stefano Piolin nga Al Nassr.

“Faleminderit për gjithçka” dhe një emoji me dy duar të lutjes, i përcjellë me foton e trajnerit italian, respektivisht postimin e Al Nassr.

Ishte ky postimi i sotëm i Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale për ta përshëndetur tashmë ish-trajnerin e tij, i cili u largua së fundmi, shkruan “Gazeta Express”.

Mes tyre duket se nuk ka pasur një raport të shkëlqyer, sa që flitej se ishte vetë “CR7” ai që e kishte kërkuar “kokën” e trajnerit italian, i cili e mbylli sezonin në vendin e tretë pa e siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve aziatike për sezonin e ardhshëm.

Por, pesë herë fitues i Topit të Artë i përgënjeshtroi këta zëra me postimin e sotëm,.

Tash, Piloli pritet të emërohet trajner i ri i Fiorentinës, me të cilën do të nënshkruajë për tri vjet me një rrogë prej afro 3 milionë erosh në vit.

Ish-trajneri i Milanit në fakt do të rikthehet tek “Viola”, të cilën e kishte udhëhequr në sezonin 2017/2018 dhe në atë pasuese, të cilën e kishte mbyllur para kohe pasi kishte dhënë dorëheqje. /Gazeta Express