Çeku: Detyra ime primare mbetet posti i ministrit në detyrë, kandidatura për Prishtinën është në fazën fillestare - Gazeta Express
string(111) "ceku-detyra-ime-primare-mbetet-posti-i-ministrit-ne-detyre-kandidatura-per-prishtinen-eshte-ne-fazen-fillestare"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 13:33

Çeku: Detyra ime primare mbetet posti i ministrit në detyrë, kandidatura për Prishtinën është në fazën fillestare

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 13:33

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili është gjithashtu kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës, ka deklaruar se përkushtimi i tij aktual mbetet në detyrën si ministër.

Sa i përket kandidaturës për të parin e Prishtinës, Çeku tha se tani është në fazën fillestare. ndërsa kandidatura është ende në hapat e parë.

“Detyra ime primare është që të shërbejë si ministër në detyrë. Ne jemi në fazën krejt fillestare të shpalljes së kandidaturës për Komunën e Prishtinës. Zgjedhjet janë më 12 tetor. Fushata fillon një muaj para. Jemi vetëm në fazën fillestare. Unë vazhdoj të kryej detyrat e mia të përditshme në Ministrinë e Kulturës,” tha Çeku për mediat.