Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka realizuar një vizitë në projektin e Autostradës së Gjilani. Ai thotë se nga afër kanë parë problemet dhe sfidat që e kanë përcjellë një project të tillë tepër të rëndësishëm për qytetin e Gjilanit, shkruan Express.
Ismajli ka deklaruar se gjendja e projektit është e rëndë dhe se s’ka koment.
“Kjo na bën të kuptojmë sa e domosdoshme është një qasje më e përkushtuar dhe bashkërenduese në të gjitha nivelet e qeverisjes”, ka shkruar Ismajli.
Ai ka thënë se si kandidat për kryetar të Gjilanit, bashkë me deputetët Lutfi Haziri e Krenar Xhaferi, do të punojnë me seriozitet dhe përkushtim për të adresuar nevojat reale të qytetit.
“Gjilani është dhe do të mbetet prioriteti ynë. Këtë do ta dëshmojmë përmes veprave, jo vetëm fjalëve”, ka shkruar ai.
Gjithashtu ankesa kanë pasur edhe qytetarët që jetojnë në afërsi, duke e cilësuar gjendjen si “Katastrofa e Zotit”./Express/