Në futbollin modern të dominuar nga milionat, e qe besa edhe nga miliardat, nga sponsorët dhe nga profesionalizmi, përralla e Auckland City FC është një “desert” i mirë për dashamirët e futbollit autentik.
Një grusht futbollistësh gjysmë-profesionistë nga Zelanda e Re e shkruan një prej faqeve më romantike në histori duke barazuar mbrëmë me Boca Juniorsin me rezultat 1:1 në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit C në Botërorin e Klubeve pasi i kishin pësuar paraprakisht 16 gola, 10 nga Bayern Munichu dhe 6 nga Benfica, shkruan “Gazeta Express”.
Goli i parë dhe historik u shënuar nga Christian Grey, i cili në jetën reale është një mësues i edukatës fizike, ndërsa asistimin e dha Jerson Lagos, një berber me orar të plotë.
Lojtarët e Auckland City FC punojnë paradite dhe stërviten në mbrëmje, ndërkohë që kohë pas kohe “fluturojnë” për ta përfaqësuar ekipin dhe vendin e tyre në turne të ndryshëm ndërkombëtarë.
Asnjë kontratë milionerësh, asnjë aeroplan privat: vetëm pasion, shpirt të skuadrës dhe një përkushtim i jashtëzakonshëm.
“Ne morëm pushim pa pagesë për të qenë këtu”, thonë futbollistët.
E megjithatë, së paku ndaj gjigantit argjentinas, ata e demonstruar zemrën, guximin dhe unitetin e një ekipit të madh.
Barazimi me Boca Juniorsin, njërën prej skuadrave më të rëndësishme të botës së futbollit, tashmë është legjendar dhe e ka një vlerë të lartë simbolike: emri i Auckland City FC do të mbetet i gdhendur në kujtesën e atyre që i duan emocionet, sakrificat dhe ëndrrat që bëhen realitet… edhe nëse kjo zgjat vetëm një natë! /Gazeta Express