Arsenal e ka transferuar portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga.
“Topçinjtë” e aktivizuan klauzolën e lirimit nga kontrata, e vlefshme gati 6 milionë euro, ndërsa krejt detajet e transferit janë dakorduar me kampin e lojtarit.
David Raya dhe Kepa do të jenë portierët kryesorë të Arsenalit në sezonin e ardhshëm, një mundësi më shumë për trajnerin Mikel Arteta, shkruan “Gazeta Express”.
Kepa kishte dështuar ta tregonte veten në “Stamford Bridge” pasi kishte bërë gabime trashanike gjatë eksperiencës me “Blues”, të cilët e kishin blerë atë nga Athletic Bilbao për një shumë të majme në vitin 2018.
Ai ishte huazuar në Real Madrid dhe në Bournouth, ndërsa tash bëhet tërësisht i Arsenalit. /Gazeta Express