Në vitet e fundit është rritur kërkesa për instalimin e paneleve që shfrytëzojnë rrezet e diellit për prodhimin e energjisë elektrike.
Një ndër familjet që ka përfituar nga kjo teknologji është ajo Rashiti nga komuna e Lipjanit. Që prej vendosjes së paneleve diellore, ata e kanë ulur në minimum faturën mujore të rrymës.