Mustafa: Blloku B1 i KEK-ut u kthye në funksion në orën 10:00, ka rënë pas 1 ore e gjysmë përsëri - Gazeta Express
string(94) "mustafa-blloku-b1-i-kek-ut-u-kthye-ne-funksion-ne-oren-1000-ka-rene-pas-1-ore-e-gjysme-perseri"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 12:04

Mustafa: Blloku B1 i KEK-ut u kthye në funksion në orën 10:00, ka rënë pas 1 ore e gjysmë përsëri

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 12:04

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se Blloku B1 i KEK-ut është kthyer në funksion sot rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe sipas tij, blloku ka dalë nga funksioni pas një ore e gjysmë punë.

Mustafa ka pyetur se çfarë po bën menaxhmenti i KEK-ut dhe sipas tij Prokuroria duhet të hetojë me urgjencë dhe prioritet keqpërdorimet që po ndodhin.

Postimi i plotë:

 Blloku B1 rreth orës 10:00 është kthyer në funksion… e në 11:30 ka ra përsëri nga sistemi.

Çka po bën ky menaxhment i VV në KEK kështu?

Çka po bën prokuroria e shtetit? KEK si prodhuesi më i madh vendor i energjisë ka rëndësi jetike për sigurinë kombëtare, përveç asaj ekonomike. Duhet hetuar këto keqpërdorime me urgjencë dhe prioritet!