Florent Dervishaj është super-talenti prizrenas që po i synon majat e futbollit.
Pasi shkëlqeu me ekipin e të rinjve, tash qendërsulmuesi i ri po synon ta tregojë veten edhe në ekipin e parë të Lirisë.
Sulmuesi i rrezikshëm do të jetë në dispozicion të trajnerit Klodian Duro.
Një futbollist super punëtor dhe një super yll i së ardhmes, Dervishaj mund të luajë në të tre krahët e sulmit, varësisht prej kërkesave të trajnerit, shkruan “Gazeta Express”.
18 vjeçari do të mundohet ta tregojë veten tek ekipi Bardhezi, edhe pse ka oferta nga disa skuadra nga Shqipëria e nga Kosova, por zhvillimi i tij po vëzhgohet me kujdes edhe nga Kroacia.
Natyrisht, pasi të bëjë përvojë në futbollin kosovar, sulmuesi i lindur në vitin 2007, i gjatë 180 centimetra, synon të bëjë karrierë jashtë vendit, si çdo futbollist tjetër.
Natyrisht, krahas një klubi të madh evropian, synim i tij është që të luajë edhe për Kombëtaren e Kosovës në të ardhmen. /Gazeta Express