Zogaj pas dështimit të 37 për konstituim: Fajtori kryesor është VV’ja, s’ka përpjekje serioze për të dalë nga kjo situatë - Gazeta Express
string(117) "zogaj-pas-deshtimit-te-37-per-konstituim-fajtori-kryesor-eshte-vvja-ska-perpjekje-serioze-per-te-dale-nga-kjo-situate"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:29

Zogaj pas dështimit të 37 për konstituim: Fajtori kryesor është VV’ja, s’ka përpjekje serioze për të dalë nga kjo situatë

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:29

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Alban Zogaj, është deklaruar për media pas dështimit të tentativës së 37 për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se është shenjë e mirë që qytetarët dhe shoqëria civile kanë filluar të protestojnë, shkruan Gazeta Express.

Zogaj ka shtuar edhe se, këto protesta duhet të drejtohen te Lëvizja Vetëvendosje, pasi që e njëjta është ‘’fajtori kryesor’’.

Tutje, Zogaj ka shtuar edhe se sipas tij s’ka përpjekje serioze për të dalë nga situata e krijuar në Kuvend.

‘‘Edhe sot një dështim i radhës në këtë sagën në këtë seri të dështimeve të njëpasnjëshme . Po vijmë çdo 48 orë dhe e kemi të njëjtin rezultat. Qytetarët kanë fillu, shoqëria civile ka fillu me protestu dhe kjo është një shenj e mirë.  Dhe këtë protestë duhet me drejtu tek partia më e madhe në vend, te fituesja e zgjedhjeve, për arsye se fajtori kryesor është partia e cila i ka fitu zgjedhjet. Brenga jonë më e madhe është se nuk ka asnjë përpjekje për të dalë nga kjo situatë, dhe pa përpjekje serioze për të dalë nga kjo situatë ne do të jemi kështu edhe në seri të tjera të takimeve’’, ka deklaruar ai. /GazetaExpress