Trump thotë se marrëveshja për Gazën po vjen: Sulmet ndaj Iranit ndihmuan, treguan forcë - Gazeta Express
string(86) "trump-thote-se-marreveshja-per-gazen-po-vjen-sulmet-ndaj-iranit-ndihmuan-treguan-force"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:20

Trump thotë se marrëveshja për Gazën po vjen: Sulmet ndaj Iranit ndihmuan, treguan forcë

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:20

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit mund të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje për luftën në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit.

Duke folur nga Haga, Trump poashtu njoftoi se është “shumë afër” për të përmbyllur një marrëveshje për këtë konflikt.

“Mendoj se po bëhet përparim i madh në Gaza. Për shkak të sulmit që kryem, besoj se do të kemi lajme shumë të mira,” është shprehur Trump për gazetarët gjatë samitit të NATO-s.

“Mendoj se ndihmoi pak – tregoi shumë forcë,” shtoi ai referuar sulmeve në objektet bërthamore të Iranit. “Por edhe para këtij veprimi, ishim shumë pranë një marrëveshjeje për Gazën,” përfundoi Trump.