Një person në Mitrovicën e Veriut ka përfunduar në prangat e policisë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku shtohet se i dyshuarit është dërguar në mbajtje.
‘‘SULM SEKSUAL
Mitrovicë Veri / 24.06.2025 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull mashkull kosovar pasi dyshimit se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, njoftohet nga PK-ja. /GazetaExpress