Një shtetas i huaj ka përfunduar në prangat e policisë në Mitrovicë, nën dyshimin për mashtrim.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të kësaj të fundit, ku është shtuar se i arrestuari është dërguar në mbajtje.
‘‘MASHTRIM
Mitrovicë Jugu / 24.06.2025 – 16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasiqë dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. I dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar PK-ja. /GazetaExpress