Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Drenas janë arrestuar tre persona, pasi që të njëjti kanë sulmuar dy të tjerë, duke u shkaktuar edhe lëndime trupore.
Në raport bëhet e ditur edhe që, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
‘‘SULM Gllogoc – 24.06.2025 – 19:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaExpress