Demhasaj: VV po humb terren çdo ditë, qytetarët po i kthehen partive të tjera - Gazeta Express
string(75) "demhasaj-vv-po-humb-terren-cdo-dite-qytetaret-po-i-kthehen-partive-te-tjera"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 9:59

Demhasaj: VV po humb terren çdo ditë, qytetarët po i kthehen partive të tjera

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 9:59

Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, ka folur lidhur me rezultatet e fundit të sondazhit, ku vërehet një rënie e mbështetjes për Vetëvendosjen dhe një rritje e lehtë e partive opozitare.

Sipas Demhasajt, kjo rënie është pasojë direkte e zhvillimeve pas zgjedhore dhe e mënyrës së qeverisjes nga VV.

“Krejt ngjarjet pas zgjedhjeve kanë ndikuar tek preferenca e qytetarëve, po shihet që ka një rënie të VV dhe kjo vjen nga qasja e tyre sa i përket konstituimit të Kuvendit, problemin me rrymën, aferat korruptive, kjo ka ndikuar që VV të humb preferencën e qytetarëve si të parë që e kanë pas dhe tash po i shohin partitë e tjera politike. VV çdo ditë po humb teren e partitë tjera po e rifitojnë atë”, deklaroi Demhasaj. /Frontonline