Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Vlorë në lagjen “Bashkimi”.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V.B.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.