Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin - Gazeta Express
string(71) "hyseni-eshte-koha-qe-ldk-te-marre-pergjegjesine-per-te-udhehequr-vendin"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 8:49

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 8:49

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, është prononcuar për “Front Online” pas publikimit të sondazhit të fundit, ku LDK renditet si partia më e përzgjedhur si zgjedhje e dytë nga qytetarët.

Por, për Hysenin, sondazhet janë shqetësimi më i vogël në raport me gjendjen reale të qytetarëve.

“Cilido sondazh është shqetësimi më i vogël. Shqetësimi parësor është se duhet konstituuar institucionet me urgjencë, në mënyrë që të trajtohen me prioritet shqetësimet e qytetarëve, të cilëve çdo ditë e më tepër po u rëndohet jeta si pasojë e çmimeve të larta”, deklaroi Hyseni.

Hyseni shtoi se partia që ka dalë e para duhet të marrë përgjegjësitë e saj, ose të hapet rruga për propozimin e LDK-së dhe të kryetarit Abdixhiku, që sipas tij, po dëshmohet si alternativa e duhur për vendin.

“Partia që ka dalë e para duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë apo në të kundërtën të ulemi të gjithë dhe t’i japim udhën e duhur propozimit të LDK-së dhe kryetarit Abdixhiku, i cili siç po dëshmohet çdo ditë e më tepër është alternativa e vetme por edhe e duhura si kapërcim i kësaj situate në të cilën ndodhemi”, potencoi Hyseni.