Vazhdon edhe sot operacioni i kërkimit për 85-vjeçarin Nebi Tejeci - Gazeta Express
string(66) "vazhdon-edhe-sot-operacioni-i-kerkimit-per-85-vjecarin-nebi-tejeci"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 8:37

Vazhdon edhe sot operacioni i kërkimit për 85-vjeçarin Nebi Tejeci

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 8:37

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojë operacioni i kërkimit për gjetjen e 85-vjeçarit Nebi Tejeci, i cili është raportuar i zhdukur në fshatin Gorozhup të komunës së Prizrenit.

Në njoftim thuhet se ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarët, do të jenë të angazhuara intensivisht në terren gjatë gjithë ditës.

Kërkimet pritet të rifillojnë në orën 09:00, me pjesëmarrjen e plotë të të gjitha ekipeve të përfshira në operacion.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion për përkushtimin dhe ndihmën e dhënë gjatë gjithë ditës”.

“Lusim qytetarët që kanë ndonjë informacion të mundshëm të lajmërojnë autoritetet sa më parë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre në Facebook.