Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë - Gazeta Express
string(95) "berisha-komuniteti-egjiptian-ka-dalur-me-numer-rreth-2-mije-me-pak-ne-regjistrimin-e-popullsise"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 23:40

Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 23:40

Deputeti i betuar i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka thënë se Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë.

Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se nuk kanë pasur një përfaqësim i cili ka qenë këmbëngulës që siç u shpreh ai, regjistrimi të shkojë mirë.

“I vetmi komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e fundit të popullësisë”.

“Për faktin që ne nuk kemi pasur një përfaqësim i cili ka qenë këmbëngulës që regjistrimi të shkojë mirë, që të ketë kujdes, regjistruesit të kujdesen për regjistrimin e tyre”.

Njerëzit nuk e kanë parë një siguri, nuk e kanë pasur një përfaqësim i cili u ka garantuar se në rast se regjistroheni se egjiptian do t’i keni të gjitha të drejtat në Kosovë, keni me u vlerësu, jeni pjesë e rëndësishme e shoqërisë. Ka qenë një zbehje jashtëzakonisht e madhe”, tha tutje Berisha./Klankosova.tv