Mustafa thotë se ka rënë blloku B1 as 24 orë që kur u rifunksionalizua: Çfarë po bën menaxhmenti i KEK'ut - Gazeta Express
string(103) "mustafa-thote-se-ka-rene-blloku-b1-as-24-ore-qe-kur-u-rifunksionalizua-cfare-po-ben-menaxhmenti-i-kekut"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 22:15

Mustafa thotë se ka rënë blloku B1 as 24 orë që kur u rifunksionalizua: Çfarë po bën menaxhmenti i KEK’ut

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 22:15

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se blloku B1 i KEK’ut ka rënë jashtë funksionit, kur nuk janë bërë as 24 orë që kur është rifunksionalizuar.

Ai ka pyetur se çfarë është duke bërë menaxhemnti i KEK’ut.

“Blloku B1 i KEK ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur s’janë bërë as 24 orë prej që është rifunksionalizuar. Çka po bën ky menaxhment i KEK-ut, i emëruar nga VV, kështu?!?! Blloku B2 është në remont tash e një kohë. Pra, Kosova B komplet jashtë sistemit”.

“Pasi kanë rënë të gjitha blloqet një pas një të Kosovës A, po punon veq Blloku A5. Krejt Kosova ka mbetë në një bllok! E pjesa tjetër e energjisë? Po blehet nga jashtë, natyrisht, me çmime marramendëse.  Xhepat e funksionarëve të VV trash e ma trash”, ka thënë Mustafa. /Gazeta Express