Një i moshuar është gjetur pa shenja jete sot në Pouskë të Prizrenit.
Shaqir Bytyqi nga policia rajonale e Prizrenit tha për Express se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.
Konfirmimi i plotë:
Sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pouskë është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 74-vjeçar. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...