Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka përshkruar armëpushimin midis Iranit dhe Izraelit si një “fitore historike”.
Ai thotë se “fitorja do të mbahet mend për breza. Ne eliminuam dy kërcënime të menjëhershme ekzistenciale – një kërcënim bërthamor dhe një kërcënim me raketa balistike. Nëse nuk do të kishim vepruar, së shpejti do të përballeshim me rrezikun e asgjësimit”.
Netanyahu thotë se IDF “eliminoi komandën e lartë të Iranit”, duke përfshirë tre shefa të shtabeve, shkencëtarë bërthamorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Fushata e Izraelit shkatërroi gjithashtu objekte bërthamore në Isfahan, Natanz dhe Arak, thotë kryeministri.
Ai gjithashtu ka përshëndetur përfshirjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në fushatë.
“Miku ynë Presidenti Trump na ka qëndruar pranë në një mënyrë të paparë – nën drejtimin e tij, ushtria amerikane shkatërroi vendin e pasurimit të thellë në Fordo”, thotë Netanyahu, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...