Analisti Blerim Latifi tha se është tradhti me qenë pro Iranit, sepse “vepron kundër interesave të shtetit tënd”.
Ai në Pressing në T7 tha se Irani i ka dhënë armë Millosheviqit, teksa foli për konfliktin në Lindjen e Mesme.
“Unë nuk i kuptoj qysh sot njerëzit munden me qenë shqiptarë të Kosovës edhe munden me qenë pro Iranit. Duke qenë pro Iranit je edhe pro Rusisë, edhe haptas. Një shtet që nuk e njeh Kosovën, kudo ku i jepet mundësia lobon dhe flet kundër pavarësisë së Kosovës, një shtet i cili i ka dhënë Millosheviqit armë dhe shqiptarët e zi dalin edhe thonë ne jemi me Iranin. Sepse është krijuar një sentiment anti-amerikan, dmth një urrejtje kundër Amerikës”, tha Latifi në Pressing.
“Është lloj marrëzie dhe tradhtie, sepse vepron kundër interesave të shtetit tënd”, u shpreh ai.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...