“Do plagë nuk shërohen kurrë” - Unikkatil kujton vëllain me një foto të rrallë nga fëmijëria - Gazeta Express
string(88) "do-plage-nuk-sherohen-kurre-unikkatil-kujton-vellain-me-nje-foto-te-rralle-nga-femijeria"

Yjet

Gazeta Express

24/06/2025 19:45

“Do plagë nuk shërohen kurrë” – Unikkatil kujton vëllain me një foto të rrallë nga fëmijëria

Yjet

Gazeta Express

24/06/2025 19:45

Reperi Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, ka ndarë një moment të dhimbshëm me ndjekësit e tij, duke prekur zemrat e fansave me një postim shumë personal.

Në rrjetet sociale, reperi i njohur ka publikuar një fotografi të vjetër ku shfaqet përkrah vëllait të tij të ndjerë, Mentor Palokaj.

Fotoja, që daton nga fëmijëria e tyre, shoqërohet me një mesazh të shkurtër, por të thellë:

“Do plagë nuk shërohen kurrë”.

Humbja e Mentorit në muajin mars të këtij viti duket se ka lënë një boshllëk të madh në jetën e Unikkatil, dhe kjo dalje emocionale ka shërbyer si një kujtim i prekshëm për një lidhje vëllazërore që jeton përtej çdo kohe.