Besart Krivanjeva është rikthyer zyrtarisht te skuadra e Gjilanit, ka njoftuar klubi të martën përmes rrjeteve sociale.
Mbrojtësi 29-vjeçar i është bashkuar sërish ekipit gjilanas nga Struga, skuadër ku u transferua vitin e kaluar pikërisht nga Gjilani. Ai ka qenë pjesë e kuqebardhëve edhe gjatë edicionit 2022/23, duke dhënë kontributin e tij në prapavijë.
Gjatë karrierës së tij, Krivanjeva ka luajtur gjithashtu për Egnatian në Shqipëri dhe për Shkupin në Maqedoninë e Veriut, duke grumbulluar përvojë në disa kampionate rajonale.
Përveç rikthimit të Krivanjevës, Gjilani ka përforcuar radhët e veta këtë verë edhe me transferimet e Mevlan Adilit dhe Lorik Boshnjakut.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...