Washington Post: Një zyrtar amerikan thotë se Irani ofroi planin për marrëveshjen e armëpushimit - Gazeta Express
string(95) "washington-post-nje-zyrtar-amerikan-thote-se-irani-ofroi-planin-per-marreveshjen-e-armepushimit"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 11:57

Washington Post: Një zyrtar amerikan thotë se Irani ofroi planin për marrëveshjen e armëpushimit

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 11:57

Plani për marrëveshjen e armëpushimit të së hënës erdhi nga diskutimet me zyrtarë iranianë, të cilët ia bënë të qartë administratës Trump se do të riktheheshin në tryezën e negociatave dhe do të diskutonin për programin e tyre bërthamor me kusht që Izraeli t’i ndalonte bombardimet ndaj tyre, sipas një zyrtari të lartë amerikan që foli në kushte anonimiteti, shkruan The Washington Post.

Kjo kërkonte që Shtetet e Bashkuara ta siguronin dakordimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për ta ndalur fushatën bombarduese, tha zyrtari, një ofensivë që ka shkaktuar dëme të mëdha në mbrojtjen me raketa të Iranit dhe ka rezultuar në dëmtimin e rëndë të programit bërthamor të Teheranit nga bombarduesit amerikanë, pa pësuar ndonjë kundërsulm.

Një zëdhënës i misionit të Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment, dhe as Ambasada Izraelite në Washington nuk u përgjigj menjëherë ndaj një kërkese për koment.