Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka lëshuar një deklaratë në lidhje me “imponimin e ndalimit të luftës” ndaj Izraelit dhe “mbështetësve të tij terroristë”.
Këshilli paralajmëron se “çdo agresion i mëtejshëm do të përballet me një përgjigje vendimtare, të fortë dhe në kohë nga Irani”.
Në deklaratë, Këshilli vlerëson popullin iranian për “ndërgjegjësimin, qëndrueshmërinë dhe unitetin e tyre”, duke thënë se “mundja e armikut” është për shkak të “vendosmërisë së fortë, durimit strategjik dhe refuzimit të iranianëve për të pranuar poshtërimin ose kompromisin e njëanshëm”.
Në deklaratë gjithashtu përgëzohet Irani dhe forcat e tij për dhënien e “goditjeve vendimtare dhe të llogaritura” në hakmarrje për sulmet ndaj Iranit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...