Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër një personi I.J., dhe “E.I.”Sh.P.K. si person juridik, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
Sipas aktakuzës, thuhet se të dyshuarit në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit, kanë filluar ndërtimin e aneksit (shtim ndërtimit) të bazës së penthausit mbi bazën e katit të shtatë (VII) duke tejkaluar kështu projektin kryesor të aprovuar me leje ndërtimi, përkundër faktit se Inspektorati i urdhëron që të ndërpriten punimet.
”Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata:
Aktakuzë për Punime Ndërtimore të Kundërligjshme në Qendër të Qytetit
Prizren, 24 Qershor 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.J., – person përgjegjës i personit juridik, dhe “E.I.”Sh.P.K. – person juridik, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se secili veç e veç kanë kryer veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 360 par.1 dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” nga neni 406 , të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, nga data 05.04.2024 dhe në vazhdimësi deri më datë 23.04.2024, në Prizren në rrugën “Adnan Krasniqi”, i pandehuri I.J.,- si person përgjegjës i personit juridik dhe “E.I.” Sh.P.K– person juridik, veprojnë në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit, në atë mënyrë që në ngastrat kadastrale në Prizren, gjatë zhvillimit të punimeve kanë filluar ndërtimin e aneksit (shtim ndërtimit) të bazës së penthausit mbi bazën e katit të shtatë (VII) të objektit për banim kolektiv me lokale afariste, duke tejkaluar projektin kryesor të aprovuar me leje ndërtimi, përkundër faktit se Inspektorati i urdhëron që të ndërpriten punimet. Të njëjtit vazhdojnë me realizimin e punimeve edhe pas ndërprerjes duke bërë betonimin e aneks pllakës së penthausit, mbi pllakën e aneksit të penthausit betonohen dy shtylla dhe trau.
Po ashtu, të pandehurit e lartëcekur, në mënyrë të kundërligjshme heqin shiritat e ngjitur nga zyrtari i autorizuar- Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, të cilët i kishin vendosur për ndalimin e punëve ndërtimore në penthaus, duke vazhduar me punët ndërtimore në objekt.
Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” sipas KPRK-së
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...