Në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” po vijon procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës. Deri në orën 10:18 të mëngjesit të sotëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin në 609 nga gjithsej 1282 qendra votimi.
Të dhënat e publikuara tregojnë lëvizje të lehta në numrin e votave për disa prej subjekteve kryesore:
Koalicioni PD-ASHM ka fituar 312 vota shtesë, të cilat i janë zbritur nga rezultati përfundimtar.
-Partia Socialiste ka përfituar 223 vota shtesë.
-Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 33 vota më shumë.
-Partia Socialdemokrate ka fituar 25 vota shtesë.
Ndërkohë, disa koalicione kanë pësuar humbje:
-Koalicioni Euroatlantik ka humbur 20 vota.
-Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka humbur 7 vota.
Procesi i rinumërimit vijon dhe përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë. KQZ pritet të japë përditësime të tjera gjatë ditëve në vijim.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...