Rusia mund të godasë NATO-n brenda pesë viteve, thotë Zelensky - Gazeta Express
string(61) "rusia-mund-te-godase-nato-n-brenda-pese-viteve-thote-zelensky"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 10:33

Rusia mund të godasë NATO-n brenda pesë viteve, thotë Zelensky

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 10:33

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se rritja e shpenzimeve të NATO-s po ecën shumë ngadalë, duke theksuar se edhe objektivi i rritur në mënyrë drastike – që aleatët të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen – mund të mos mjaftojë.

Në një intervistë të dhënë për Sky News, Zelensky ka thënë:

“Sipas meje, kjo është e ngadaltë, sepse besojmë se duke filluar nga viti 2030, Putini mund të ketë kapacitete shumë më të mëdha. Sot, Ukraina po e ndalon. Ai nuk ka kohë të stërvisë ushtrinë, sepse po asgjësohen dhe po fshihen nga fusha e betejës.”

Tutje, Zelensky ka shtuar se beson se presidenti rus Vladimir Putin mund të tentojë të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s brenda pesë viteve të ardhshme.