Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa të lëshuara nga territori iranian - Gazeta Express
string(108) "pavaresisht-armepushimit-ushtria-izraelite-thote-se-ka-identifikuar-raketa-te-leshuara-nga-territori-iranian"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 10:03

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa të lëshuara nga territori iranian

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 10:03

Ushtria izraelite ka njoftuar se janë identifikuar raketa të lëshuara nga territori iranian. Sipas njoftimit zyrtar, sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar dhe po përpiqen të ndalojnë kërcënimin.

Autoritetet izraelite u kanë bërë thirrje qytetarëve që të futen në strehimore dhe të qëndrojnë aty derisa të jepet një njoftim i dytë, raporton BBC.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Iranit lidhur me sulmin e raportuar. Ky zhvillim ndodh në një kohë kur Izraeli kishte deklaruar më herët se ka rënë dakord për një armëpushim.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit kishte theksuar më herët se vendi i tij do të ndalonte sulmet vetëm nëse Izraeli ndalonte veprimet ushtarake.