Çmimi i naftës bie rreth 5% pasi Izraeli pranon propozimin për armëpushim - Gazeta Express
string(72) "cmimi-i-naftes-bie-rreth-5-pasi-izraeli-pranon-propozimin-per-armepushim"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 9:57

Çmimi i naftës bie rreth 5% pasi Izraeli pranon propozimin për armëpushim

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 9:57

Çmimet e naftës arritën nivelin më të ulët në dy javët e fundit të martën, pasi Izraeli pranoi propozimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për armëpushim me Iranin.

Çmimet e naftës së papërpunuar ranë me 3.82 dollarë, ose 5.3%, në 67.66 dollarë për fuçi në orën 08:45 me kohën tonë lokale.

Nafta e papërpunuar e SHBA-së, West Texas Intermediate, ra me 3.75 dollarë, ose 5.5%, në 64.76 dollarë për fuçi, raporton Reuters.

Izraeli ka rënë dakord me propozimin e Trump për një armëpushim me Iranin, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij të martën.

Trump tha të hënën se Izraeli dhe Irani kanë rënë dakord plotësisht për një armëpushim, duke shtuar se Irani do të fillojë armëpushimin menjëherë, i ndjekur nga Izraeli pas 12 orësh.

Nëse të dyja palët ruajnë paqen, lufta do të përfundojë zyrtarisht pas 24 orësh, duke i dhënë fund një konflikti 12-ditor.

Irani është prodhuesi i tretë më i madh i naftës bruto në OPEC, dhe armëpushimi do t’i mundësonte atij të eksportonte më shumë naftë dhe të parandalonte ndërprerjet e furnizimit, një faktor i rëndësishëm në rritjen e çmimeve të naftës në ditët e fundit.