Një person i dyshuar për një vrasje në tentativë në Viti që ndodhi më 14 prill është paraqitur vetë për intervistim në polici pasi deri më tani kishte qenë në arrati.
Policia tha se pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.
“Viti / 14.04.2025 – 12:48. Më 23.06.2025 lidhur me rastin është paraqitur për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Për këtë rast, policia kishte njoftuar edhe në prill.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, kishte thënë atëherë policia.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...