Shtatë pasagjerë “të vonuar” u zbuluan nga policia në Aeroportin e Memmingenit të dielën (22.6.2025). që të gjithë ishin nga Kosova të cilëve u kishte kaluar koha e qëndrimit në Gjermani.
Sipas Policisë, të parët në listë ishin një çift të cilëve qëndrimi i lejuar prej 90 ditësh u kishte kaluar për më shumë se dy javë. Dyshja ka qëndruar në zonën Schengen për 15 ditë më shumë, thanë zyrtarët, raporton “Allgaeuer Zeitung”.
Një burrë tjetër nga Kosova (30-vjeç) e kaloi qëndrimin për dy ditë, e një 50-vjeçare për një ditë.
Veç tyre, një grua 24-vjeçe u paraqit në kontrollin në dalje gjatë një fluturimi për në Prishtinë me Wizzair, e cila, bashkë me dy fëmijët e saj e kishte kaluar kohën e qëndrimit për një ditë.
Policia kufitare ka nisur hetime penale kundër personave sipas Aktit të Rezidencës, thanë zyrtarët. Pas kësaj, të gjithë ata u lejuan të hipin në aeroplan, theksoi policia.
Policia e Memmingenit bëri me dije se çdo ditë kapin persona që e tejkalojnë kohën e qëndrimit. Marsin e kaluar, zyrtarët thanë se kapën tre pasagjerë ajrorë në një ditë që e kishin tejkaluar bashkë kohën e qëndrimit për gati 800 ditë. Ndërsa listës i prin një grua nga Gjeorgjia e cila qëndroi në Gjermani 384 ditë më shumë se koha e lejuar. /Klankosova
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...