Trump kërkesë Iranit e Izraelit: Armëpushimi tashmë ka hyrë në fuqi, mos e shkelni - Gazeta Express
string(80) "trump-kerkese-iranit-e-izraelit-armepushimi-tashme-ka-hyre-ne-fuqi-mos-e-shkelni"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 8:04

Trump kërkesë Iranit e Izraelit: Armëpushimi tashmë ka hyrë në fuqi, mos e shkelni

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 8:04

Presidenti amerikan, Donald  Trump ka përdorur përsëri platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, për të njoftuar se armëpushimi mes Izraelit e Iranit tani është në fuqi.

“Armëpushimi është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni”, shkroi ai.

Ka pasur shumë konfuzion në orët e fundit në lidhje me kohën dhe kushtet e armëpushimit.

Kanalet mediatike iraniane dhe izraelite po raportojnë se armëpushimi midis dy kombeve të tyre ka filluar. Por ende ka konfuzion mbi detajet e sakta dhe kohën e armëpushimit.

Sulme gjatë natës janë raportuar në të dy palët.

Nëntë persona u vranë herët të martën në sulmet ajrore izraelite ndaj ndërtesave të banimit në provincën veriore iraniane të Gilanit, tha zëvendësguvernatori i provincës për agjencinë e lajmeve Tasnim.

Tre të vdekur ndërkohë janë raportuar në Izrael  pas sulmeve iraniane.