Transferimi i të burgosurve danezë në Burgun e Gjilanit, zyrtarët korrektues nisin trajnim në Kopenhagë - Gazeta Express
string(102) "transferimi-i-te-burgosurve-daneze-ne-burgun-e-gjilanit-zyrtaret-korrektues-nisin-trajnim-ne-kopenhage"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 6:48

Transferimi i të burgosurve danezë në Burgun e Gjilanit, zyrtarët korrektues nisin trajnim në Kopenhagë

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 6:48

Në kuadër të marrëveshjes për transferimin e të burgosurve danezë në Burgun e Gjilanit, pesëmbëdhjetë zyrtarë korrektues të kësaj qendre ndodhen aktualisht në Kopenhagë, ku kanë filluar trajnimin e tyre profesional.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, trajnimi, i cili do të zgjasë gjashtë muaj, organizohet nga autoritetet daneze dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të stafit korrektues për menaxhimin dhe trajtimin e të burgosurve në përputhje me standardet më të avancuara evropiane.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës vlerëson këtë angazhim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të praktikave profesionale në burgun e Gjilanit. Përvoja që zyrtarët do të fitojnë në këtë trajnim pritet të kontribuojë ndjeshëm në përgatitjen e Burgut të Gjilanit për pritjen dhe trajtimin efikas të të burgosurve nga Danimarka”, thuhet në njoftim.