Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Teheranin me Tiranën, video - Gazeta Express
string(103) "po-fliste-per-sulmin-e-shba-ne-iran-sekretari-amerikan-i-mbrojtjes-ngaterron-teheranin-me-tiranen-video"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 23:01

Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Teheranin me Tiranën, video

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 23:01

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHBA ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, në një konferencë për shtyp u ngatërrua teksa tha se avionët bombardues ndërhynë në Tiranë në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian.

Megjithatë, zyrtari amerikan e “kapi” shpejt gabimin dhe e korrigjoi.

“Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran”, tha ai.

VIDEO