“Trent 2.0”? – Ylli i Liverpoolit i pakënaqur me ofertën e klubit, refuzon rinovimin - Gazeta Express
string(78) "trent-2-0-ylli-i-liverpoolit-i-pakenaqur-me-oferten-e-klubit-refuzon-rinovimin"

Sport

Gazeta Express

23/06/2025 21:23

“Trent 2.0”? – Ylli i Liverpoolit i pakënaqur me ofertën e klubit, refuzon rinovimin

Sport

Gazeta Express

23/06/2025 21:23

Liverpool mund të humbasë Ibrahima Konate me parametër zero verën e ardhshme, pasi mbrojtësi francez thuhet se ka refuzuar ofertën fillestare të klubit për rinovim kontrate. Sipas raportimeve të The Guardian, Konate është i zhgënjyer me propozimin e parë, pasi ai kërkon një pagë bazë më të lartë, ndërsa oferta e “The Reds” përfshinte shumë bonuse të lidhura me performancën.

26-vjeçari ishte një nga shtyllat kyçe të suksesit të Arne Slot në Premier League, por kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2026. Frika më e madhe në klub është se ai mund të ndjekë të njëjtën rrugë si Trent Alexander-Arnold, i cili rrezikoi të largohej falas përpara se drejtori sportiv Richard Hughes të siguronte 10 milionë euro nga shitja e tij te Real Madrid.

Konate ka fituar shpejt simpatinë e trajnerit të ri dhe ka startuar në të gjitha ndeshjet e mundshme të kampionatit, përveç dy prej tyre. Forma e tij ka qenë aq mbresëlënëse, sa ka detyruar Jarell Quansah të largohet nga “Anfield”, duke u transferuar te Bayer Leverkusen për 35 milionë euro.

Real Madrid ka shfaqur interes për Konaten, ndërkohë që Atletico Madrid synon transferimin e Andy Robertson, një tjetër emër kyç në mbrojtjen e Liverpoolit.

Drejtuesit e klubit shpresojnë të rifillojnë bisedimet me Konaten gjatë kësaj vere, por nuk janë të gatshëm të tejkalojnë strukturën e pagave të vendosur nga Fenëay Sports Group, e cila zakonisht tregohet e kujdesshme ndaj shpenzimeve të tepërta. Megjithatë, vlen të përmendet se vitin e kaluar Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk arritën marrëveshje rinovimi, ndonëse ishin mbi moshën 30-vjeçare.

Ndërkohë, Liverpool po vëzhgon me kujdes situatën e Marc Guehi te Crystal Palace. Kapiteni i “Shqiponjave” është në vitin e fundit të kontratës, dhe këtë herë, klubi londinez ka më pak fuqi negociuese sesa një vit më parë, kur refuzuan një ofertë prej 65 milionë paund nga Neëcastle.

Emri tjetër në listën e mundshme është ai i Jarrad Branthëaite nga Everton, por një transferim nga rivalët lokalë mbetet i ndërlikuar për arsye të qarta.

Në anën tjetër, Joe Gomez mbetet në skuadër dhe Arne Slot e vlerëson lart për aftësitë udhëheqëse, megjithëse mbrojtësi anglez humbi një pjesë të konsiderueshme të sezonit të kaluar për shkak të lëndimeve. Liverpool nuk ka në plan ta largojë Gomez nga ekipi.