Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social njofton se 1 253 familje në 35 bashki të vendit do të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social.
Rama thotë se ky zbatim i programit do të nisë në korrik-gusht 2025 dhe do të zgjasë dy vite. Ai thekson se ky është një hap konkret për kushte më të mira për familjet në nevojë.
“Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Një hap konkret drejt kushteve më të denja jetese për familjet në nevojë, përmirësim banesash, infrastrukturë rurale dhe akses më i mirë në shërbime jetike”, shkruan Rama.