Merz mbështet sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: Nuk ka arsye për kritikë - Gazeta Express
string(67) "merz-mbeshtet-sulmet-e-shba-se-ndaj-iranit-nuk-ka-arsye-per-kritike"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 15:15

Merz mbështet sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: Nuk ka arsye për kritikë

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 15:15

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar të hënën se nuk ka “asnjë arsye për të kritikuar” Shtetet e Bashkuara për sulmet e tyre ndaj tre objekteve bërthamore në Iran.

Gjatë një fjalimi të mbajtur para Federatës së Industrive Gjermane, raportohet se Merz ka thënë:

“Nuk ka asnjë arsye për të kritikuar atë që Amerika bëri gjatë fundjavës. Po, kjo nuk është pa rrezik. Por të lihej gjithçka siç ishte, nuk ishte një opsion.”