Shtyhet afati për subvencionimin e projekteve filmike nga QKK - Gazeta Express
string(61) "shtyhet-afati-per-subvencionimin-e-projekteve-filmike-nga-qkk"

Arte

Gazeta Express

23/06/2025 14:48

Shtyhet afati për subvencionimin e projekteve filmike nga QKK

Arte

Gazeta Express

23/06/2025 14:48

Përmes një postimi Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar që është shtyer afati për mbështetjen financiare të veprave filmike.

Qendra Kinematografike e Kosovës, në bazë të nenit 14 të Ligjit Nr. 08/L-202 për Kinematografinë dhe Rregullores (MKRS) Nr. 02/2023 për konkurset dhe mbështetjen financiare të veprave filmike dhe audio-vizuele, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për aplikim në Konkursin për Projekte Filmike.

Afati i ri për aplikim është deri më 07 korrik 2025 në 23:59.

Për më shumë informata rreth kategorive përkatëse dhe dokumenteve të nevojshme, aplikuesit gjejnë të bashkangjitur linqe në faqen e QKK-së.